Futboll Premier League

Pështyu kundërshtarin, 6 ndeshje pezullim për yllin e West Ham

Mbrojtësi i West Ham Arthur Masuaku është pezulluar me gjashtë ndeshje pasi ka pështyrë Nick Powell në humbjen e raundit të katërt të FA Cup ndaj Wigan Athletic të shtunën.

24-vjeçari ka parë kartonin e kuq pas incidentit, i cili ndodhi në minutën e 49-të.

Masuaku ka kërkuar falje për veprimin e tij një ditë më pas, duke pranuar se ishte e papranueshme dhe se reagimi nuk ishte pjesë e karakterit të tij.

Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar se ish-lojtari i Olympiacos do të pezullohet për gjashtë ndeshje, teksa do të humbasë ndeshjet ndaj Crystal Palace, Brighton, Watford, Liverpool, Swansea City dhe Burnley, duke u rikthyer në ndeshjen brenda ndaj Manchester United më 18 mars.

“Ai do të dënohet edhe nga ne,” është shprehur trajneri David Moyes.

Related posts

Paris SG bën gati ofertën për të nënshkruar me mesfushorin francez

Sadik.Autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Luftëtari në fushë për të bërë surprizën në EUROPA LEAGUE

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED-PSG/ “Miqtë” dyfishojnë shifrat, shënon Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment