Futboll La Liga

Pique: Çelësi i gjeneratës më të mirë të Barcelonës është Messi

Pique, i cili nënshkroi një marrëveshje të re me Barcelonën deri në vitin 2022, të hënën, ishte plot falënderime për ndërkombëtarin e Argjentinës.

Messi ka fituar 29 trofe në 14 sezone te Barça, një numër që ai mund ta shtojë në këtë fushatë, pasi katalanasit rrinë në majë të La Liga-s dhe mbeten gjallë në Ligën e Kampionëve dhe “Copa del Rey”. Dhe Pique tha se 30-vjeçari ka qenë vendimtar për secilin prej titujve të klubit deri më sot.

“Çelësi i gjeneratës më të mirë të Barcelonës është Leo. Ne vetëm e ndjekim atë, – tha Pique. – Nëse dikush ka qenë shumë i rëndësishëm për t’i fituar të gjithë këto tituj, ky është Leo. Ne përpiqemi ta ndihmojmë, sepse ai ka nevojë për një ekip konkurrues, që të fitojë tituj”.

Të besuarit e Ernesto Valverde mburren me një distancë prej 11 pikësh ndaj Atletico Madridit të vendit të dytë në La Liga, teksa rivalët e Real Madridit gjendet 19 pikë prapa tyre. Ka qenë një tjetër paraqitje mbresëlënës për Messin, i cili ka shënuar 27 gola në mbi 32 ndeshje, në të gjitha, garat këtë edicion. Barcelona kthehet në fushë të enjten, kur do të luajë me Valencian në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

Related posts

ANALIZON SERIE A DHE THUR ELOZHE PËR MIKUN E TIJ/ Mesfushori Ozil: Është i jashtëzakonshëm

Delo.autor

SLAVIA PRAGA-ARSENAL/ Starton Granit Xhaka, ndërsa në sulm dyshja Lacazette dhe Pepe (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E do e gjithë Evropa, Leipzig zbulon çmimin e Timo Werner

Sadik.Autor

Leave a Comment