Kategoria Superiore Shqipëri

POLITIKA përfshihet në zgjedhjet e FSHF-së, Petrit Vasili: Rama do ta izolojë dhe mbysë futbollin shqiptar

Më pak se një muaj nga zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, reagimet për kandidatët Armand Duka dhe Bashkim Fino janë të shumta.

Disa pro, disa kundër. Fino është deputet aktual në parlamentin shqiptar për Partinë Socialiste. Pjesëmarrja e tij me një mandat deputeti në këto zgjedhje ka ngjallur një debat të madh.

Së fundmi është Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të Partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) që akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Rama se po përdor Finon për të marrë edhe komandimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Përmes një reagimi të hapur në llogarinë zyrtare në facebook, Vasili shkruan:

“Ky Edi Rama do të bëhet edhe President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Edi Rama do që t’iu rrëmbejë edhe futbollin shqiptarëve, të vetmin gëzim që iu ka mbetur atyre. Ashtu si përbindëshat gjakatare politike të Afrikës së Zezë, që ishin edhe presidente edhe kryeministra, edhe kryetarë parlamentësh, edhe presidente të futbollit, ashtu edhe Edi Rama do që të gllabërojë edhe futbollin.

Ditë më të zezë futbolli shqiptar nuk ka parë, që nga dita e parë që në Shqipëri luhet futboll. Edi Rama do që ta izolojë edhe ta mbysë futbollin shqiptar vetëm sepse nuk është në duart e tij. Shqipëria e sukseseve më të mëdha aktuale historike në futboll është më e rrezikuar se kurrë. Statuti i FIFA-s është i qartë dhe i kristaltë. Lexojoni dhe kuptojeni se çfarë e pret Shqipërinë në futboll pas rrëmbimit të Federatës nga Kryeministri i trafiqeve”.

“Political neutrality and prevention of any form of government interference. FIFA’s general principles of political neutrality and the prevention of any form of government interference and, in particular, the obligation imposed by art. 14 of the FIFA Code of Ethics on FIFA’”, shkruan Vasili në facebook-un e tij.

Kujtojmë që zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF-së do të zhvillohen në datën 7 shkurt të këtij dhe debati politik sapo ka nisur.

Related posts

ZYRTARE/ Investim i djegur për Tiranën, ish-mbrojtësi i Shpresave firmos në Itali

Delo.autor

GËZIMET E TRIUMFIT NUK KANË FUND/ TIFOZËT e Partizanit “PUSHTOJNË” “Selman Stërmasin” (FOTO)

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Ja çfarë ndodh me Partizanin dhe Vllazninë për vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment