International

Prandelli nuk mund të rri askund, e shkarkojnë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe

Trajneri i njohur italian, Cesare Prandelli, nuk është më trajneri i klubit Al Nasr.

Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe, që ndeshjet i zhvillon në Dubai, e ka bërë publike shkarkimin e tij me një postim në rrjetet sociale.

Kjo ndodhi pasi që klubi u eliminua nga Kupa e Presidentit.

Ishte Dibba Al Fujairah që e mposhtu Al Nasr, ekipi që drejtohet nga trajneri brazilian Paulo Comelli.

Al Nasr ka pasur probleme edhe në kampionat pasi ndodhet në vendin e katërt, 11 pikë larg kreut.

View image on Twitter

Në 12 ndeshje ka fituar pesë ndeshje, pesë herë ka humbu dhe dy herë ka barazuar.

Prandelli në kohën e fundi është duke u shkarkuar shumë lehtë nga klubit, pasi njëjtë i ndodhi edhe me Galatasarayn dhe Valencian.

Prandelli suksesin më të madh e ka pasur me Fiorentinën dhe Kombëtaren e Italisë, kur luajti në finale të Kampionatin Evropian.

Related posts

Argjentina luan kundër Spanjës dhe Italisë në fazën përgatitore për Botëror

Q.Autor

Fitoi ‘Topin e Artë’ me Milanin, tani zgjidhet President i Liberisë

Q.Autor

“Top 30” kontratat më të mira, që përfundojnë në qershor 2018

Q.Autor

Leave a Comment