Futboll La Liga

Probleme për Real, Gareth Bale zgjedh gjigantët e Premier League

Largimi i shumëpërfolur i Gareth Bale nga Real Madrid në verën e kaluar mund të realizohet at të ardhshmen. Në fakt, sipas “Diario Gol”, ylli i madrilenëve duket se është i vendosur të kthehet në Premier League dhe të veshë fanellën e Manchester United.

Kështu, pas Alexis Sanchez, Jose Mourinho mund të përforcojë ekipin e tij me një tjetër “big”, i cili ka një vlerë prej 75 milionë eurosh në merkaton, por ka shumë mundësi që ky çmim të rritet ndjeshëm nëse lojtari do të këmbëngulë të largohet.

Uellsiani, i cili ka veshur në të kaluarën fanellat e Southampton dhe Tottenham në Premier League, ka luajtur 18 ndeshje në këtë sezon, në të cilat ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë pesë asiste.

Related posts

“CONTE ËSHTË I “ÇMENDUR” PAS FUTBOLLIT”/ Mesfushori Matic thur elozhe: Bën lojtarët të vrapojnë për…

Delo.autor

Marcelo-Juventus/ Ja çfarë e pengon transferimin e bujshëm të brazilianit

Isa.Autor

KËRKON REVOLUCIONIN E MADH/ Zidane dëshiron të mbajë 17 lojtarë në ekip, listës i mungon emri i madh

Delo.autor

Leave a Comment