Futboll Premier League

Rekordi në Premier League, Ferguson ka një urim special për Wenger

Ferguson nuk beson se rekordi i Wengerit do të thyhet ndonjëherë.

Gjatë ditës së djeshme, Arsene Wenger zhvilloi ndeshjen e 811 në stolin e Arsenalit në Premierligë, duke kaluar trajnerin legjendar të Manchester United, Sir Alex Ferguson (810).

“E përgëzoj Arsene Wengerin për kalimin e rekordit tim, për menaxhimin e 810 ndeshjeve në Premier League”, tha Ferguson.

“Është një arritje fantastike që ka kërkuar standardet më të larta të përkushtimit dhe menaxhimit profesional për ta arritur. Dyshoj se rekordi i tij do të arrihet ndonjëherë”.

“Urime për një karrierë vërtet të shquar dhe shërbim të shkëlqyeshëm në futboll dhe Arsenal FC”, ka shtuar Ferguson.

Related posts

Simeone feston si i çmendur kalimin në finale të Europa Leagues (VIDEO)

Sadik.Autor

Djali i pronarit të Interit: ‘Meazza’ i stërmbushur të bën të ndihesh sikurse në mes të një tërmeti

Q.Autor

DEKLARATA PAS NDESHJES/ Trajneri i “TORPEDO”: Kukësi i fortë, por ne fituam

Sadik.Autor

Leave a Comment