Gossip

Rodriguez: Vajza ime shpërtheu në lot, kur i thashë se do të iknim nga Madridi!

James Rodriguez ka pranuar se ai e kishte shumë të vështirë të largohej nga Real Madrid, por gjithashtu është i vendosur t’ia përkushtojë të ardhmen e tij klubit të Bayern Munich.

Futbollisti i kombëtares së Kolumbisë u transferua nga “Santiago Bernabeu” në “Allianz Arena” në verën e vitit 2017, pasi nuk arriti të gjejë një vend si titullar te skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane.

Ai dhe familja e tij e patën shumë të vështirë të pranonin largimin nga Madridi, gjithsesi James do të luajë deri në vitin 2019 në Mynih dhe më pas 26-vjeçari do të vendosë të ardhmen, që me shumë gjasa do të jetë në Bavari.

Rodriguez ka luajtur 20 ndeshje për Bayern Munich në të gjitha veprimtaritë gjatë këtij sezoni duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 5 asiste.

Image result for james rodriguez and his daughter

“Nuk e di nëse Madridi e ka ndjerë mungesën time. Unë e bëra mirë punën time atje, me gjithë zemër. Njerëzit më mbështetën shumë. Ish-gruaja ime, mamaja dhe tifozët ishin një suport i madh për mua, por për momentin mendoj vetëm për Bayern Munich, edhe pse nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Mbaj mend që vajza ime e vogël nisi të qante me lot në momentin që i thashë se nuk do të jetonim më në Madrid. Më duhet të shkoj në një shkollë tjetër, në një shtëpi tjetër, në një qytet tjetër tha ajo duke qarë dhe u mbyll në dhomën e saj. Për të gjithë ne ishte i vështirë transferimi, sepse tifozët e Real dhe njerëzit në Madrid ka kishin dhënë shumë ngrohtësi. Gjithsesi, tani po vazhdojmë një jetë të lumtur në Mynih.”

Related posts

“ISHTE SHUMË PERFEKT PËR MUA”/ Ish-gruaja e Kaka tregon pse u divorcua nga braziliani: Nuk më tradhtoi kurrë

F.autor

Daniella, dashuria e pavdekshme e Fabregas

Sadik.Autor

Pas ndarjes nga bashkëshortja, futbollisti shqiptar martohet për herë të dytë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment