Futboll La Liga

Ronaldo më i paguari në botë? Deklarata e Valverdes është epike

Cristiano Ronaldo është i etur ta rinovojë kontratën me Real Madridin, gjë për të cilin është pyetur mbrëmë edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Sulmuesi portugez dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në botë dhe Valverde mendon se nuk ka asgjë të keqe në këtë, për aq gjatë sa Ronaldon mendon se është ide e mirë.

“Çfarë pyetje!”, i është përgjigjur gazetarit Valverde.

“Çfarë dëshironi t’ju them? Çdo njeri duhet të bëjë atë që mendon se është e volitshme”, ka thënë Vlaverde.

Në fund të fundit, është Real Madridi ai që do të vendosë dhe mund të mos jetë aq i gatshëm ta ripërtërijë një kontratë që për herë të fundit u ripërtëri në nëntor të vitit 2016.

Related posts

Southamptoni shokon Chelsean shënon golin e dytë ndaj “londinezve”

Sadik.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja shkon në DET përpara se të zbresë në fushën e blertë

Isa.Autor

INFEKTIMI ME COVID-19? Jo, mjekët e Barcelonës zbulojnë një tjetër rrezik për futbollistët

Delo.autor

Leave a Comment