Futboll La Liga

Ronaldo: Topi i Artë? Është bukur që e kemi ndarë për 10 vite me Messin

Ronaldo thotë se nuk është i fiksuar pas Topit të Artë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, thotë se nuk është i fiksuar pas këtij çmimi, ku këtë vit barazoi Lionel Messin, por argjentinasi e ka nisur furishëm vitin 2018 dhe nuk është e befasishme se mund ta rrëmbejë të gjashti.

Sido që të jetë, portugezi është i lumtur që këtë trofe për 10 vite e ka ndarë me Leo Messin.

“Nuk jam i fiksuar (pas Topit të Artë), madje nuk kam pritur se do t’i fitoj pesë që i kam fituar”, tha Ronaldo. “Është diçka e mirë, unë e Messi së bashku kemi ndarë Topat e Artë në 10 vitet e fundit”.

Pavarësisht si do ta përfundojë sezonin me Realin, Ronaldo do të jetë i motivuar për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi ku i sheh favorite pesë Kombëtare.

“Gjermania, Spanja, Brazili, Franca dhe Argjentina janë favorite”, shtoi Cristiano. “Pavarësisht triumfit në Euro 2016, Portugalia nuk është në mesin e favoritëve, por gjithmonë ka konkurruar me të tjerët dhe kështu do të bëjmë sërish”.

 

Related posts

EUROPË DHE MBIJETESË/ Ka një garë edhe për… “Hirushen” e sezonit në Superiore

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA ANGLIA/ Ja çfarë bën futbollisti pasi ndëshkohet me karton të kuq (FOTO)

Delo.autor

AS NË TURQI DHE AS NË ANGLI/ UEFA vendos për finalen e Champions-it. Ja në cilin shtet do luhet…

Delo.autor

Leave a Comment