Futboll

Ryan Giggs është trajneri i ri i Uellsit, por i ati ndien neveri nga ai

Djali i tij Ryan Giggs është trajneri i ri i Uellsit, por i ati Danny Wilson ndihet i turpëruar nga ai sepse ia nguli thikën të vëllait pas shpine.

Ikona e Manchester United u zgjodh si tekniku i “Dragonjve” për 4.5 vitet e ardhshme.

Zhgënjimi lidhet me skandalin e marrëdhënies jashtëmartesore të ish-kapitenit të “Djajve të kuq” me kunatën e tij Natasha Giggs në vitin 2011.

Në media u bë publike edhe lidhja e uellsianit me ish-konkurrenten e” Big Brother” në Britaninë e Madhe Imogen Thomas.

“Unë duhet jem babai më krenar në botë, më i lumtur se kurrë për ato ҫfarë ai (Ryan Giggs) ka arritur, por i ndihem i poshtëruar prej tij. Madje as emrin nuk mund t’i lejoj vetes t’ia përmend. Thjesht i them ish lojtari”.

Gigs pagoi 150.000 £ për ndalimin e publikimit të informacionit.

“Si vëllai i madh ai duhej t’i ruante krahët vëllait të tij, jo t’i ngulte thikën pas shpine. Ai tradhtoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme dhe nuk është aq burrë sa të kërkojë falje për të”, tha për “The Sun” ish-lojtari i rugby-t Danny Wilson.

Kunata e tij, Natasha tha se ajo abortoi fëmijën e Ryan-it, pak para se të martohej me të vëllanë e tij.

Giggs u nda nga bashkëshortja e tij në vitin 2014, pas publikimit të marrëdhënieve jashtëmartesore të fituesit të dy Ligave të Kampioneve me fanellën e United.

Related posts

PAS VIZITAVE MJEKËSORE/ Ja kur pritet të zyrtarizohet Messi si futbollisti më i ri tek PSG…

Delo.autor

KRITIKAT NDAJ HYSAJ/ Ish-kapiteni i Napolit: Vetëm një budalla do paguante 50 milion euro për të

F.autor

NUK JAM NDIER KURRË…”/ Tatarusanu: Ja pse lamtumira e Donnarumma ka qenë vendimi më i mirë për të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment