Futboll Seria A

Sarri akuzon: Kam dyshime, Juventus luan gjithmonë përpara

Fitorja në Bergamo ndaj Atalantës i lejon Napolit që të qëndrojë në krye të klasifikimit, përpara Juventusit, që në tetë ndeshjet e ardhsme do të luajë gjithmonë parpara të kaltërve. “E vështroj kalendarin, Juve ka ndeshje mjaftueshëm të adhurueshme, përveç faktit që për Juventusin, ashtu janë të gjitha dhe kjo gjë mund të na vendosë në presion”, deklaroi trajneri i Napolit Maurizio Sarri.

Rezultate imazhesh për napoli juventus

“Mendoj se ka qenë një gabim njerëzor i bërë nga Lega, në disa ndeshje edhe mund të balancoheshin gjërat dhe të përpiqeshin për të krijuar zgjidhje të ngjashme, pra ose të luanim në të njëjtin orar, ose disa ndeshje të ishim ne të parët që do të ndesheshim. Rezultoi një kombinacion në një milionë. Më vjen keq, jam i qartë që të jetë gabuar pa qëllim, por një dyshim minimal të vjen për aftësitë që duhet të kenë organizatorët”, u shpreh Sarri me dyshime dhe i pakënaqur me kalendarin që duket se favorizon Juventusin.

Related posts

Pas publikimeve të shumta për manipulimin e ndeshjes, Inter reagon për herë të parë

Sadik.Autor

NUK NDALEN PROBLEMET PËR STRAKOSHËN/ Portieri i Lazios mund të mungojë për një kohë të gjatë, rrezikon të…

Delo.autor

FSHF BËHET NOSTALIGJIKE/ Kujton triumfin historik ndaj Greqisë 16 vite më parë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment