Shqipëri

Sejdini: Varrosën Dinamon, ja mashtrimi me ekipet kombëtare

Faruk Sejdini është gjithmonë i njëjti, me batuta dhe të vërtetat e hidhura, duke komentuar ngjarjet në futbollin shqiptar. Dhe e fundit ishte nisja e punimeve për ndërtimin e shtëpisë së re të FSHF-së duke zhdukur përfundimisht kompleksin Dinamo. “Atë ditë ishin mbledhur një tufë me njerëz dhe po bënin ceremoninë e varrimit të klubit Dinamo”, thotë ndër të tjera Sejdini në intervistën e tij për gazetën.

 

Tri ditë më parë u bë inaugurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e selisë së re të FSHF-së, në një kohë që në këtë mënyrë zhduket përfundimisht kompleksi “Dinamo”. Si u ndiet atë ditë dhe si e komentoni këtë që ndodhi?

Atë ditë ishin mbledhur një tufë me njerëz dhe po bënin ceremoninë e varrimit të klubit Dinamo. Po fiknin përfundimisht një klub me histori 70- vjeçare që ka nxjerrë me qindra futbollistë, një pjesë e të cilëve kanë kontribuar edhe për fanellën e përfaqësueses. Një ekip që ka fituar shumë tituj dhe kupa duke bërë historinë dhe ishin mbledhur dhjetëra njerëz që gëzonin se po “fiknin” dhe varrosnin atë klub. Të gjithë m’u dukën si gjeneralë të ushtrisë së vdekur në garë me njëri-tjetrin se kush të fliste më bukur.

Besoni se ishte fundi për këtë klub dhe nuk shihni asnjë shpresë që të ringrihet edhe një herë në nivele të larta?

Nëse një njeriu i merr shtëpinë, pasurinë dhe pronën, çfarë shprese mund të ketë ai në jetë?! Vetëm nëse kthehemi edhe një herë në komunizëm dhe kërkojnë t’i bëjnë të gjithë njëlloj, ndoshta mund të ketë shpresë. Kjo nuk besoj se do të ndodhë, kështu që edhe Dinamo do përfundojë si “në burgjet e Burrelit” dhe do të zhduket.

Cilët janë fajtorët e kësaj historie?

Aty ka shumë fajtorë, por çështja është se kush ia dha shkelmin e fundit dhe kush e groposi. Nëse një individ apo fëmijë është fajtor për diçka, babai ose nëna mundohet ta korrigjojë. Ndërsa, ne si nënë dhe baba kemi shtetin. Nëse edhe shteti nuk mundohet të korrigjojë gabimet që janë bërë, por i ve shkelmin e fundit duke e groposur në varr, atëherë atyre u ngelet përgjegjësia. Dhëndri krihet në fund dhe kjo histori e tillë është. Dhe këta që e groposën atë klub do të ngelen  në histori.

Por, gjithsesi, do të jetë një kompleks që do t’i shërbejë sërish futbollit dhe ekipeve përfaqësuese…

Që të kuptohemi, unë nuk jam kundër investimeve. Madje, i përshëndes dhe shumë mirë që bëhen ato. Por, e gjitha është një lloj mashtrimi. Ekipi përfaqësues nuk ka për t’u stërvitur aty. Ndoshta do të përdoret vetëm ndonjë natë përpara se skuadra të udhëtojë jashtë. Por, nuk ka asnjë vend të botës që përfaqësuesja të stërvitet në mes të një lagjeje kaq të populluar. Dhe ju e shihni që Kombëtarja gjithmonë grumbullohet ose jashtë Shqipërisë ose në Durrës ku ka qetësi dhe kushte normale.

Edhe për sa u përket ekipeve përfaqësuese të moshave, është një manipulim. Si mund të stërviten të rinjtë në mes të lagjes ku mund t’i shkojë e dashura apo prindërit dhe t’i kërkojnë llogari trajnerit se pse e fut apo e nxjerr? Më gjeni një vend jo të Europës, por të Afrikës ku një ekip përfaqë- sues stërvitet në mes të lagjes, unë nuk merrem më me trajning. E gjithë kjo histori është se ata e duan futbollin vetëm për interesa të tyre personale dhe asgjë tjetër.

Related posts

SUPERGOL NGA MESI I FUSHËS NË KAMPIONAITN HOLANDEZ/ Mbrojtësi shqiptar i shtang të gjithë, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

SPECIALE PËR MBROJTËSIN KUMBULLA/ “Eurosport”: Mall i rrallë, me 25 milionë euro mund të jetë okazion

Delo.autor

SULMUESI SHQIPTAR I JEP FUND PRITJES/ Armando Vajushi arrin akordin me ekipin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment