Futboll Seria A

Serie A në kërkim të “bomberave”, ja cilët kanë qenë goditjet e janarit…

Të mbyllësh “gropat” në përbërjen e ekipit, gjatë merkatos së dimrit, nuk është asnjëherë e lehtë. Buxhetet nuk janë të mëdha dhe kjo komplikon punën e drejtorëve sportiv, që kanë si synim të rregullojnë mangësitë e vëna re në muajt e parë të kampionatit. Eshtë më e lehtë të gabosh, sesa të gjesh ndonjë “yll”, por kur realizohet objektivi, atëherë mbetet në histori. Desailly, Thiago Silva, Barzagli dhe Nainggolan janë disa nga blerjet më të mira që ka bërë Seria A në janar. Gjithsesi, fokusi mbetet në sulm, atje ku futbollistët që duhet të vijnë janë të lidhur ngushtë me shënimin e golave që kanë munguar në periudhën e parë të kampionatit.

Image result for Giuseppe Rossi parma

Në vitin 2007, lëvizjet e skuadrave italiane në merkaton e dimrit kanë qenë shumë të goditura. Duke nisur nga Giuseppe Rossi, që u largua nga United në fillim dhe Newcastle, më pas, për t’u kthyer te Parma. Djaloshi, që atëherë ishte 20 vjeç, debutoi me golin e vetëm në ndeshjen kundër Torinos dhe e mbylli kampionatin me 9 gola në 18 ndeshje. Emilianët shpëtuan nga rënia nga kategoria duke marrë 30 pikë në fazën e dytë, teksa kishin marrë vetëm 12 pikë në “xhiron” e parë. Gjithmonë në vitin 2007, më saktësisht në 31 janar, Palermo mori shërbimet e Edinson Cavani. Ai debutoi vetëm më 11 mars, duke shënuar kundër Fiorentina dhe u përsërit një javë më vonë ndaj Sampdoria në “Marassi”, duke e nisur karrierën në Itali me gjashtë pikë për ekipin e tij…

Image result for ronaldo milan

Pastaj është Ronaldo, “Fenomeni”! Në ditët e para të vitit 2007 tifozët e Inter patën një hidhërim të madh kur braziliani i dashur shumë prej tyre shkoi te Milan. Ronaldo shënoi një gol çdo 75 minuta për Milan dhe gjithashtu dha 5 asiste, në vitin që ekipi i drejtuar nga Ancelotti fitoi Champions League. Më 11 mars, ai shkroi historinë duke shënuar pikërisht në derbin kundër Inter. Zikaltërit e fituan atë ndeshje, por goli i Ronaldos nga jashtë zone dhe festa me duart te veshët është një nga simbolet e kampionatit italian në kohët moderne.

Image result for pato milan

“Ylli” i fundit i vitit 2007, Pato, luajti me Milan vetëm në janar 2008, si pasojë e probleme me dokumentacion. Por të që ndeshjen e parë kundër Napoli, më 13 janar 2008, braziliani, që atëherë ishte 18 vjeç, shënoi golin e parë në Itali. Ai e mbylli fazën me 9 gola në 18 ndeshje. Të njëjta numra me ato të Pepito Rossi dhe e njëjti fat në vazhdimin e karrierës, i penguar disa herë nga ato dëmtime “të mallkuara” që nuk e lanë kurrë të shfaqte aftësitë që kishte treguar në hapat e parë të karrierës.

Image result for balotelli milan

Sërish Milan, këtë herë në vitin 2013, Galliani mori Mario Balotelli nga Manchester City. Italiani shpërbleu besimin duke debutuar me dy gola, në fitoren 2-1 që Milan arriti ndaj Udinese. Në fazën e dytë të atij sezoni ai shënoi 12 gola në 13 ndeshje për skuadrën e Massimiliano Allegri. Në krah të Balotelli luante El Shaarawy. “Faraoni” do të bëhej më pas, në vitin 2016, një tjetër goditje e merkatos së janarit, kur shkoi te Roma e Spalletti. Debutoi me një gol me finte kundër Frosinone dhe në 16 ndeshjet e para me verdhekuqtë shënoi 8 gola.

Image result for salah fiorentina

Një vit më parë kishte qenë Mohamed Salah që kishte thyer ekuilibrat me Fiorentinën. Më 8 shkurt 2015 luajti 25 minuta kundër Atalanta, pa gjetur rrugën e golit, për më pas shënoi në tre ndeshje radhazi kundër Sassuolo, Torino e Inter. Deri në fund të kampionatit egjiptiani shënoi 9 gola, një gol çdo 150 minuta në fushë. Klubet italiane kanë edhe dy javë kohë për të provuar gjetjen e një “ylli” në sul, por duhet të bëjnë kujdes sepse e kaluar tregon edhe raste si Doumbia, Esnaider, Fabio Junior, etj.., që po paguan një mal me parà, por u larguan me bishtin ndër shalë.

Related posts

PRESIDENTI TAKAJ GODET NË MERKATO/ Skënderbeu arrin akordin me ish-lojtarin e “bardhebluve”…

Delo.autor

Nuk është momenti për shaka! Tifozët tërbohen me Griezmann

Sadik.Autor

SHËNON GOLIN E PARË ME LAZION/ Hysaj hesht sërish kritikët (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment