Albanian Stars

Shënoi gol vetëm 30 sekonda pasi u fut në fushë, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren Milanit

Sulmuesi shqiptar Ismet Sinani, ka qenë heroi i Milan Primaverës në ndeshjen e kampionatit ndaj Sasuolos. Sinani e nisi ndeshjen nga stoli i rezervave dhe u hodh në fushën e lojës në minutën e 84-t. Vetëm 30 sekonda i kanë mjaftuar shqiptarit për të gjetur rrugën e rrjetës.

Milani arriti ta fitonte sfidën me rezultatin 2-1, ku goli i sulmuesit shqiptar rezultoi tepër vendimtar. Me triumfin e sotëm, kuqezinjtë u ngjitën në vendin e 4-t, ndërsa 19-vjeçari tregoi se ka një të ardhme tepër premtuese dhe ëndërron një vend te ekipi i parë, shkruan panorama.

Në fund të ndeshje, Sinani u vlerësua nga mediat italiane me notën 6.5.

Related posts

Arsenal/ Spekulimet rreth largimit të Sanchez dhe Ozil, Mustafi sqaron gjithçka

Q.Autor

Një talent shqiptar debuton në Bundesligë, por cilën Kombëtare do të zgjedhë…?

Q.Autor

Ilirjan Topuzi zyrtarizon kandidaturën për president të Federatës së Peshëngritjes

Q.Autor

Leave a Comment