Futboll Premier League

Sherri Conte-Mou, Guardiola kërkon anulimin e tyre

Sherri që po zhvillohet mes Jose Mourinho-s dhe Antonio Conte është komentuar edhe nga trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola, i cili beson se vëmendja nuk duhet të jetë te trajnerët e skuadrave.

“Janë lojtarët ata që luajnë. Ata janë talentet”, ka thënë ai për “Manchester Evening News”. “Unë mendoj se ne duhet t’i eliminojmë konferencat për shtyp të trajnerëve. Do të ishte më mirë kështu. T’i lëmë lojtarët të luajnë. Ajo që po bëjmë ne nuk është asgjë, duhet t’i shmangim. Unë i bëj thirrje federatës që të qëndrojë tre ose katër muaj pas konferenca për shtyp”.

“Të shohim si luajnë lojtarët dhe të shkruajmë e të flasim për atë që shikojmë. Ndonjëherë, unë duhet të vij këtu dhe të shpjegoj atë që kanë parë të gjithë. Pse duhet ta bëj këtë? Futbolli është ajo që ndodh në fushën e lojës. Ju i jepni shumë merita trajnerëve, por duhet t’ia jepni lojtarëve”, ka përfunduar Guardiola.

Related posts

FITIME STRATOSFERIKE/ Nga akulloret tek hotelet, Ronaldo e kthen Torinon në markë globale

Isa.Autor

HABIT GATTUSO: S’jemi AJAKSI, më duhen edhe 7-8 ndeshje për të bërë…

Isa.Autor

UEFA mund ta detyrojë PSG-në që ta shesë Neymarin në Spanjë tek…

Sadik.Autor

Leave a Comment