Futboll Premier League

Skandal në merkato/ Kryebashkiaku i Liverpool akuzon Chelsean për mashtrim

Kryetari i Bashkisë së Liverpoolit, Joe Anderson, thuhet se menjëherë pas transferimit të Ros Barckley te Chelsea për shifrën e 17 milionë eurove, ka kontaktuar zyrtarë të policisë për të hetuar në lidhje me këtë lëvizje të merkatos.

Kryebashkiaku Anderson është tifoz me Evertonin, dhe menjëherë ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi ai dyshon për një mashtrim.

Anderson pretendon se çmimi i deklaruar për blerjen e Barckleyt, 17 milionë euro, nuk është i vërtetë. Vetëm në ditët e fundit të merkatos së verës, lojtari ishte me valixhet gati për në Londër, me Chelsean që do të paguante një shifër rreth 40 milionë euro, por agjenti i tij refuzoi në minutën e fundit.

Ai ka shkruar edhe në Twitter në lidhje me këtë transferim: “Do të shkruaj tek Premier Liga dhe Federata Angleze për të hetuar në lidhje me transferimin e Ros Barckleyt nga Evertoni te Chelsea. Agjenti u tërhoq nga marrëveshja për 40 milionë euro në momentin e fundit dhe pasi nuk luajt për katër muaj, Barckley u shit për 20 milionë euro”.

Related posts

PLAGËT NUK VRASIN/ Pse Milani i Piolit është për titull këtë sezon

F.autor

SHQIPËRI-ANDORRA/ Formacioni i ndërtuar nga fillimi, në sulm i besohet dyshes Uzuni-Seferi

Delo.autor

BARÇA I BËN DALJE YLLIT TË SKUDARËS/ Inter fërkon duart por pas qëndron… PSG

Delo.autor

Leave a Comment