Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu mbyll përgatitjet, ja situata para çerekfinales së Kupës

Skënderbeu ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik, ekipi korçar zhvilloi një seancë me karakter taktik në fushën stërvitore të “Tropikal Resort”, aty ku tekniku bardhekuq u ka dhënë këshillat e fundit të besuarve të tij në prag të ndeshjes. Referuar gjendjes së juglindorëve, Ali Sowe nuk pritet ta nisë si titullar takimin e nesërm. Sulmuesi ka udhëtuar drejt Gambias për çështje proceduriale dhe do të bashkohet me ekipin sot në mbrëmje. Pjesa tjetër do të jetë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja. Gavazaj, Sahiti, Muzaka dhe Radas janë stërvitur normalisht me ekipin, ndërkohë që pritet vendimi i Disiplinës për Radas. Kujtojmë se sfida Teuta-Skënderbeu do të luhet nesër, në orën 14:00, në “Niko Dovana”.

Related posts

“NDESHJET E 1/8 TË CHAMPIONSIT NUK LUHEN NË FUSHË NEUTRALE”/ Duka: Barcelona kërkon tifozët në “Camp Nou”

Delo.autor

E FRIKSHME/ Mbrëmja e Champions, shikoni foton “horror” të Lorik Canës

Isa.Autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment