Shqipëri

Skënderbeu, miqësore me rivalin e Bayern Munich në Champions

Skënderbeu vijon përgatitjet dimërore në Antalia, ku deri më tani ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore, të humbur 3-0 ndaj Bursaspor. Testi i radhës për juglindorët do të jetë ndaj ekipit të njohur turk, Besiktas, që do të zhvillohet më 12 janar, ora 15:00, në kompleksin “Antalya Gloria Sports Arena”.

Besiktas mban vendin e 4-t, pas 17 javësh kampionat, në Superligën Turke, vetëm 6 pikë larg nga vendi i parë, ndoshta i kondicinuar edhe nga pjesëmarrja në grupet e “Champions League”, ku vlen të përmendet fakti se gjigandi turk kaloi në fazat me eliminim direkt dhe tashmë do të ndeshet me Bayern Munich, në 1/16 e këtij kompeticioni.

Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu ndeshet me Besiktas. Kujtojmë që të dyja ekipet janë ballafaquar 2 herë në grupet e “Europa League”, sezoni 2015-2016, teksa në të dyja sfidat kanë dalë fitues turqit.

Related posts

ZYRTARE/ Hapi i madh në karrierë, talenti Bajrami arrin akordin me Benfica-n

Delo.autor

SKANDAL NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ MASAKROHET arbitri dhe anulohet ndeshja

Isa.Autor

LARG PRITSHMËRIVE/ Vetëm 1 pikë në 9 javë, ELBASANI është për “Guinnes”

Isa.Autor

Leave a Comment