Kategoria Superiore Shqipëri

Starova vazhdon jashtë fushe polemikat me Enea Jorgjin: Lau gjynahet që kishte me Vlorën

Sulejman Starova u bë protagonist në momentet e fundit të sfidës Flamurtari-Partizani. Trajneri i të kuqve nuk e kapërdiu akordimin e 11-metërshit nga ana e gjyqtarit Enea Jorgji dhe protestoi ashpër, duke shpërthyer në të shara dhe shtyrje ndaj arbitrave të takimit.

Në prononcimin për Supersport, Starova akuzon rëndë arbitrin Jorgji, që sipas tij penalizoi Partizanin në sfidën e sotme.

Enea Jorgji lau sot gjynahet që ka pasur me Vlorën. Kemi bërë ndeshjen perfekte dhe kemi zotëruar topin, por Jorgji na ka penalizuar ndjeshëm në këtë takim. Pezullimi im është problem i fundit që kemi, pas ka Partizani trajnerë sa të duash. Problemi i parë është që na u mohua barazimi padrejtësisht sot”, tha Starova.

Related posts

RIKTHEHET PAUZA E KOMBËTARËVE/ Ja si paraqitet gjendja në kampin e Kampionëve të Superiores…

Delo.autor

I SHËNOI SUPER GOL POLONISË/ Kushta: Ekipi sot të bëjë detyrën. Reja? Mosha bën të vetën

Delo.autor

Kruja “harron” Vllazninë: Jam gati të jap më të mirën për Teutën

Q.Autor

Leave a Comment