Futboll Premier League

‘Telenovela Sanchez’, Liverpool rivalizon Cityn dhe United

Liverpool ka hyrë në garë për sulmuesin kilian të Aresenalit, Alexis Sanchez

Alexisa Sanchez do ta ketë shumë të vështirë për të vendosur për të ardhmen, me Manchester United, City dhe së fundmi Liverpool të interesuara për të.

Sipas Mirror, skuadra e Kloppit po përgatit një ofertë të mirë për të, pasi e sheh kilianin si zëvendësues të Philippe Coutinhos që kaloi në Barcelonë.

E ardhmja e lojtarit vazhdon të jetë e paqartë, pasi ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Arsenalin që skadon në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka përzgjedhur skuadrën e re.

Liverpool është e gatshme që të paguajë më shumë se dy skuadrat, pasi ka para nga shitja 160 milionë eurosh e brazilianit në Camp Nou.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE”/ Salah dhe VAR shpëtojnë Liverpool nga humbja dhe ngjitet në krye

Delo.autor

PARTIZANI-BASEL/ Skuadra e Dajës do të kërkojë të pamundurën në “Elbasan Arena” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RIKTHIMI NË FUSHË/ Rodri: Më në fund, ndihem i çliruar, do më duhen muaj për të qenë në formë

F.autor

Leave a Comment