Futboll

Trajneri i njohur gëzon tifozët italianë, i gatshëm të drejtojë Kombëtaren

Kombëtarja italiane do të mësojë emrin e trajnerit të saj vetëm pas disa muajsh, pasi të jetë zgjedhur edhe presidenti i ri i Federatës Italiane, në procesin zgjedhor që do të mbahet në fund të janarit.

Emrat e trajnerëve që përfliten si pasuesit e mundshëm të Venturës kanë filluar të qarkullojnë prej kohësh në media dhe një prej tyre është edhe ai i Roberto Mancinit.

Trajneri aktual i Zenit në një intervistë për programin “Tiki Taka” në televizionin Italia 1, nuk e përjashtoi mundësinë që të marrë drejtimin e të kaltërve.

“Fillimisht duhet zgjedhur presidenti i Federatës, përpara se të flitet për trajnerin e ri”, tha Mancini.

“Unë nuk e përjashtoj në asnjë mënyrë mundësinë për të qenë trajner i Kombëtares, gjë që ndodh edhe me trajnerët e tjerë. Kombëtarja është shumë e rëndësishme dhe kur bën këtë profesion nuk mund të lësh asgjë jashtë vëmendjes”, theksoi tekniku italian.

Related posts

Shënjestra e Unitedit, Justin Kluivert flet për bisedën me Mourinhon pas finales së Europa League

Q.Autor

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Galliani: Kur isha në terapi intensive kam menduar vetëm për një gjë…

Delo.autor

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin me përmbysje Tottenham në “Anfield”

Delo.autor

Leave a Comment