Futboll

Trajneri i RB Leipzig e dëshpëron Liverpoolin

Trajneri i RB Leipzig, Ralph Hasenhuttl, i ka hedhur poshtë sugjerimet se mesfushori Naby Keita, mund t’i bashkohet Liverpoolit gjatë këtij muaji.

Tashmë është arritur marrëveshje mes Liverpoolit dhe klubit gjerman për transferimin e Keitas në “Anfiled” gjatë verës që vjen, por së fundmi mediat raportuan se gjiganti anglez është i gatshëm ta sjellë mesfushorin në skuadër qysh në janar pas largimit të Philippe Coutinhons në drejtim të Barcelonës për 160 milionë euro.

“Gjendja aktuale është kjo dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk kemi arsyeje për ta shitur Keitan para përfundimit të sezonit. Kjo është e gjitha”, ka thënë Hasenhuttl.

“Ai do të luajë në fundjavë kundër Schalke 04 dhe shpresojmë se do të luajë mirë. Kjo është gjëja e vetme për të cilën më bën”, shtoi ai.

Related posts

Barcelona kalon në epërsi përballë Villareal, ja autori i golit (VIDEO)

Q.Autor

“DUHET TË LUFTOJMË DERI NË FUND SEZONIT”/ Zidane i shkel syrin Mbappe: Nuk do të përfshihem fare në diskutimin nëse ai…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Rruga drejt trofeut nis më 11 qershor, finale me 90 mijë tifozë

Delo.autor

Leave a Comment