Futboll Seria A

Tre trajnerë në listën e dëshirave të Juventusit, Zidane pjesë e saj

Zinedine Zidane, Simone Inzaghi dhe Roberto Mancini janë të gjithë kandidatë për stolin e Juventusit pasi Max Allegri pritet të largohet në sezonin e ardhshëm.

Ka pasur disa raporte që Antonio Conte është gati të largohet nga Chelsea dhe të kthehet në Itali në verë, me Allegrin duke qenë një kandidat kryesor për ta zëvendësuar atë te Blutë.

Allegri ka qenë i lidhur edhe me rolet në Paris Saint-Germain, Arsenal dhe madje edhe Real Madridin, kështu që Juve duhet të marr në konsideratë mundësitë e tyre për të ardhmen.

Zidane me fanellën e Juventusit

Sipas Corriere dello Sport, një nga kandidatët kryesor është ish-lojtari i Juventusit dhe drejtuesi aktual i Real Madridit, Zidane.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve në dy sezonet e tij të para, por ky sezon aktual ka qenë më pak i qëndrueshëm për klubin nga Bernabeu.

Zidane tashmë ka një lidhje të fortë me Juven dhe ish-kolegun e tij Pavel Nedved, i cili është në stafin drejtues te Zonja e Vjetër.

45-vjeçari flet rrjedhshëm italishten dhe e njeh shumë mirë kampionatin italian, Serie A, duke luajtur për Juven nga viti 1996 deri në 2001.

Inzaghi ka befasuar të gjithë me punën e tij  

Opsionet e tjera për Juventusin janë trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, i cili ka ngritur lart Lazion me një buxhet shumë të kufizuar dhe Mancinin e Zenit St Petersburg.

Mancini është emër tjetër i madh për stolin e Juves

Related posts

MILANI rikthehet te fitorja me SPEKTAKËL, merr frymë trajneri Gattuso

Isa.Autor

Bregu prezantohet tek Skënderbeu: Objektivi primar është fitimi i titullit kampion

Isa.Autor

SUPER Ibrahimi ngre peshë tetovarët, Shkëndija në avantazh ndaj Sherif Tiraspolit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment