Futboll La Liga

Valverde: Neymar në Madrid? Bota e futbollit është e çuditshme

Valverdes nuk i intereson nëse Neymari do t’i bashkohet Real Madridit, për të – kjo edhe është e mundshme.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk do të befasohej nëse Neymari i bashkohet Real Madridit, duke thënë “çdo gjë mund të ndodhë në botën e futbollit”.

Neymari u largua nga Barça për Paris Saint-Germainin në gusht për çmim rekord 222 milionë euro, me mos dëshirë të katalunasve, por lojtari pagoi klauzolën.

Goal ka mësuar se PSG-ja i ka premtuar Neymarit se do ta lë t’i bashkohet Realit nëse e fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon, por Valverde insiston se kjo lëvizje nuk do ta befasonte atë.

“Nuk e di”, u përgjigj fillimisht Valverde para ndeshjes me Alaves. “Kush e di se çfarë do të ndodhë në futboll”.

“Por nëse diku (në botë) mund të ndodhin gjëra të çuditshme, është bota e futbollit. Por, kjo nuk më brengos. Kam me çfarë të merrem këtu te Barcelona”, shtoi Valverde.

Related posts

LECCE-LAZIO/ Inekzistente në mbrojtje, vendasit mposhtin Strakoshën dhe rihapin sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“IDHULLI ME TË CILIN JAM RRITUR, DROGBA”/ Lukaku: Me Conten çdo seancë stërvitore është një zonë lufte. Festa pas derbit…

Delo.autor

(FOTO) Rooney thyen rekordin e Lampard, i vihet pas Fabregasit e Giggsit

Q.Autor

Leave a Comment