Albanian Stars Bundesliga Futboll

Werder Bremen do të paguajë 7.5 milionë euro për Milot Rashicën

Gazeta e njohur gjermane Bild, raporton se Werder Bremen, do të paguajë te Vitesse plot 7.5 milionë euro për Milot Rashicën.  

Kjo gazetë i ka njoftuar lexuesit gjerman me lojtarin dhe cilësitë e tij.

“Rashica është futbollist i Përfaqësueses së Kosovës, ku ka 11 paraqitje”, thuhet në fillim të shkrimit.

Ai ka pasur paraqitje shumë të mirë në elitën e futbollit holandez, Eredivisie, në krahun e djathtë të sulmit.

Rashica i ka kryer testet mjekësore dje në Klinikën Links der Weser.

Sulmuesi kosovar do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022.

Sot ai do të paraqitet në qendrën stërvitor të klubit ku do të stërvitet me bashkëlojtarët.

Related posts

E PABESUESHME/ FIFA sulmohet nga “hacker”, vidhen të dhëna shumë të rëndësishme

Isa.Autor

TJETËR MREKULLI E ASANIT/ Zbllokohen shifrat, Shqipëria ndëshkon Çekinë

F.autor

TIFOZAT E GJUAJNË ME GOTA BIRRE PAS…/ Haland i surprizon me reagimin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment