Futboll La Liga

Ylli i Atletico Madrid drejt transferimit tek skuadra e Interit

Nicolas Gaitan është i etur të largohet nga Atletico Madridi për të luajtur më shumë futboll, konfirmoi agjentin e tij dhe Interi është një nga opsionet më të mundshme.

Mesfushori anësor argjentinas, i cili operon më shumë në krahun e majtë mbush 30 vjet muajin e ardhshëm dhe është lojtar i Los Colchoneros që nga viti 2016.

Megjithatë, Gaitan ka dështuar të zë një vend titullari në skuadër dhe largimi i tij pritet të ndodh këtë vit, me Interin që është një destinacion i mundshëm edhe sipas agjentit të tij.

“Ideja është se ai do që të luajë rregullisht, kështu që ai mund të largohet nga Colchoneros”, ka thënë fillimisht agjenti Jose Ibarren për fcinternews.it.

Gaitan është përfaqësues i rregullt ne kombëtaren e Argjentinës

“Ai nuk po merr mjaft minuta në fushë. Ka mundësi të ndryshme, por tani për tani ai mbetet një lojtar i Atletico Madrid”.

“Gaitan nuk dëshiron të humbasë Kupën e Botës, por mbi të gjitha ai vetëm dëshiron të luajë. Do të shohim se çfarë ndodh, por mendoj se do të ishte mirë për klubin dhe lojtarin që të largohet”.

Related posts

BARCELONA NË UDHËKRYQ/ Bordi drejtues i klubit merr vendimin e fundit për presidentin Bartomeu

Delo.autor

GERRARD RIKTHEHET NË “ANFIELD”/ Klopp: Do ta lejojmë të festojë, një ditë do të më zërë vendin…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Mema: Duhet të luftojmë për të arritur…

Delo.autor

Leave a Comment