Shqipëri

Zgjedhjet në FSHF/ Fino ka një apel të fortë për Komisionin e Verifikimit të Mandateve

Bashkim Fino, rivali i Armando Dukës në zgjedhjet për president të FSHF-së, në asamblenë e 7 shkurtit, i është drejtuar me një letër Komisionit të Verifikimit të Mandateve të Asamblesë, ku kërkon prej tyre zbatimin e detyrave për të cilat janë emëruar. “Zbatoni detyrat për të cilat jeni emëruar. Shmangni burokracinë brenda Federatës së Futbollit.

Garantoni mekanizmat që vendimmarrëse të jenë klubet, çdo vendim dhe praktikë tjetër është abuzim. Një njeri i vetëm sillet me FSHF-në si në pronën e tij. Për disa vite në Asamble votojnë 12 subjekte fiktive. Administrata ka abuzuar në vijimësi me listën. Verifikimi i këtij dokumentacioni është detyrë e juaja. Ju bëj thirrje të bëni publike listën e delegatëve”, – thuhet në letrën e Finos, i cili ngre sërish shqetësimin se prej 12 vitesh në asamble votojnë 12 subjekte fiktive.

Related posts

FAJIN PËR HUMBJEN NDAJ IRLANDËS E KAM UNË”/ Trajneri De Biasi: Ja pse në Shqipëri ishte më e lehtë

Delo.autor

Gafë trashanike nga arbitri në Serbi/ Shikoni pozicionin jashtë loje që ka akorduar

Isa.Autor

TROPOJANI “SHFRENON FANTAZINË”/ Fitorja në derbi, Gega “HARBOHET” në dhomat e zhveshjes (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment