Futboll La Liga

Zidane: Do të largohesha që nesër, po të ishte e vërtetë kjo…

Sezoni i Real Madrid është përkeqësuar ndjeshëm pas eliminimit befasues të pësuar në Kupën e Mbretit nga Leganes. Një situatë kjo që ka ngritur dyshime në lidhje me vendimet e marar nga Zinedine Zidane në javët e fundit. Megjithatë, trajneri francez ka thënë se do të largohej menjëherë, nëse do të mendonte se lojtarët nuk e dëgjojnë më. “Nëse do të mendoja se lojtarët nuk më dëgjojnë më, do të largohesha nesër”, ka shpjeguar ai në konferencën për shtyp para ndeshjes me Valencia-n.

“Në futboll ka momente të mira dhe të këqija. Dëshira ime është ta ndryshoj këtë situatë. Nuk kam asnjë shpjegim për kolapsin që kemi pasur në ndeshjen e kthimit me Leganes. Ndoshta nuk i kam motivuar aq sa duhet lojtarët. Unë jam i vetmi që shikoj gjëra pozitive dhe nuk e them këtë për të mbrojtur veten”.

Zidane ka qenë i vendosur për të mos bërë blerje të rëndësishme në merkaton dhe e ka bërë të qartë se nuk do të ketë të tilla as në janar. “Nuk kam asnjë pendim në lidhje me këtë. Kur nënshkrova rinovimin e kontratës para fillimit të sezonit, unë isha i kënaqur me këtë ekip. Është një skuadër e re që duhet të mësojë, por unë kam besim të plotë tek ata. Nëse do të kthehesha mbrapa në verë, do të merrja të njëjtat vendime. E di se kam mbështetjen e klubit dhe të presidentit”, ka përfunduar Zidane.

Related posts

THYEN “MALLKIMIN” E TRANSFERTAVE/ “Katakanasit” mposhtin Getafen dhe ngjiten në vendin e dytë

Delo.autor

(FOTO) Zlatan Ibrahimovic, ‘babagjyshi i Vitit të Ri’

Delo.autor

United përgatitet për sfidën ndaj Sevilla-s, mungon ylli i skuadrës

Q.Autor

Leave a Comment