Champions League UEFA

10 arsye pse Juventusi mund ta përmbysë me Totenhemin

Barazimi me Totenhemin në shtëpi, në raundin e parë të 1/8-ave, është parë si një dramë në Torino sepse Juventusi kryesonte 2-0, ndërsa humbi mundësinë për 3-0 apo edhe 3-1 në pjesën e parë, ndërsa në fund duhej t’i dorëzohej kundërshtarit në një rezultat 2-2.

Gjithsesi, bardhezinjtë janë skuadra që në tri vitet e fundit ka ditur që të shkojë dy herë në finale, prandaj media italiane ka renditur 10 arsye për të besuar te kualifikimi, 10 arsye teknike, taktike, fizike, mendore, por edhe besëtytni, për të cilat “Zonja e Vjetër”, më 7 mars, mund të fitojë dhe të kualifikohet në ndeshjen e “Uembli”-t.

1) RIKTHIMI I DIBALËS – Dhjetë, njësoj si numri i bluzës së Dibalës. Sigurisht që nuk mund të fitojë i vetëm sfidën, por, me të në fushë, potenciali ofensiv rritet ndjeshëm. Me argjentinasin, cilësia e të gjithë manovrës rritet edhe më shumë në mbështetje të Higuainit, por edhe për kapacitetin për të ndërtuar diçka më të paparashikueshme. Fundja, në “Uembli”, Juventusi është më shumë se kurrë që të shënojë sa më shumë…

Juventus Dibala dhe Pjanic

2) MBROJTJA E TOTENHEMIT – Një mision jo i pamundur. Mbrojtja e “Spërs”-ave u konfirmua e dobët dhe jo vetëm kur kapet në shpejtësi, por shpesh është e përgjumur dhe për këtë mjafton të kujtosh golin e parë të Higuainit. Pastaj, edhe me mbrojtjen në gatishmëri, penalltia që solli 2-0 tregoi eksperiencën e pakët të lojtarëve si Dejvis, prandaj, me të tilla probleme, Juventusi ka mundësi të mëdha që të shënojë sërish dy apo më shumë gola në Londër.

higuain juve totenhem

3) ATMOSFERA E “UEMBLI”-t – Fakti që Totenhemi do të luajë në shtëpi dhe në stadium priten më shumë se 80 mijë tifozë, vështirë se Totenhemi do të mendojë vetëm që të mbrohet. Ata do të duan që të sulmojnë, të dëfrejnë tifozët e tyre dhe ky entuziazëm mund të jetë një “armë” më shumë për Juven sepse edhe në Torino nuk është se anglezët ishte 90 minuta të përqendruar. Madje, në çdo kundërsulm të torinezëve rrezikuan golin.

4) MBROJTJA E JUVES – Për t’u kualifikuar, Juventusit nuk do t’i mjaftojë që të shënojë në Londër, por mbi të gjitha nuk duhet të pë- sojë. Kielini me shokë duhet të bëjnë paraqitjen perfekte, të “anulojnë” nga zona e tyre Kejnin me shokë sepse fundja skuadra e Alegrit ka treguar se një ose dy gola për ndeshje di t’i shënojë thuajse gjithmonë.

matuidi

5) RIKTHIMI I MATUIDIT – Rikuperimi i Matuidit mund të jetë “arma” e duhur. Kundër Totenhemit, Juventusi e vuajti shumë ndryshimin e modulit në mesfushë, nga tre me dy lojtarë, dhe forca fizike që garanton francezi në lojën e ekipit të Alegrit mund të jetë kura e duhur për të fituar duelet me Dembelenë, Eriksenin, Alinë dhe Lamelën. Fundja, në “Allianz Stadium” ishte pikërisht freskia dhe forcat e shumta në mesfushë të Totenhemit që bënë diferencën ndaj Juves.

6) EPISODET – Ndeshja e luajtur në Torino u kushtëzua mbi të gjitha nga episodet pak fatlume. Nëse goli i parë i Higuainit ishte në pozicion jashtë loje, për çështje milimetrash, ai i Kejnit lindi pas një faulli të mohuar ndaj bardhezinjve të Eriksenit në dëm të Kielinit.

Juventusi më pas gaboi në mënyrë flagrante 3-0 me Higuainin apo akoma më shumë, sërish me argjentinasin, mundësinë për të shkuar në 3-1 nga pika e penalltisë. Si rrjedhojë, edhe 2-2 i anglezëve ishte pasojë e një gabimi të Bufonit, diçka që ndodh rrallë. Dhe nëse vetëm një ndër këto episode të kishte “xhiruar” ndryshe, ndeshja do të kishte pasur një fat më të lumtur për Juven. Ndoshta, fati do të jetë me ta në “Uembli”.

7) PRECEDENTI – Juventusi duhet të kujtojë sfidën me Bajernin e Mynihut dhe të frymëzohet nga ajo. Sërish në 1/8-at e finaleve, të dy sezoneve më parë, bardhezinjtë nuk patën frikë që të shkonin në “Allianz Arena” dhe replikuan barazimin 2-2 ndaj gjermanëve, duke e dërguar takimin në shtesë, ku më pas u mundën. Dhe të mendosh se vetëm pak sekonda përpara fundit të kohës së rregullt ishin të kualifikuar.

AS Monaco v Juventus - UEFA Champions League Semi Final: First Leg

8) DËSHIRA PËR TË REAGUAR – Sivjet, por edhe në ADN-në historike të skuadrës, Juventusi ka ditur gjithmonë që të dalë me forcë dhe me rezultat nga momentet e vështira. Dhe me Totenhemin është koha për ta bërë këtë.

9) PËRMIRËSIMI I FORMËS – Në “Uembli”, nëse dëmtimet do të përfundojnë për bardhezinjtë, ka shanse të mëdha që të shihet një Juventus më brilant. Puna e stafit atletik të trajnerit Alegri ka bërë një punë të mirë në dy muajt e fundit sepse skuadra ka ardhur gjithmonë në rritje fizikisht, ndonëse ndaj Totenhemit vuajti shumë.

Juventus v Real Madrid - UEFA Champions League Final

10) EKSPERIENCA – Në fushë nuk fitohet vetëm me cilësi, por edhe me eksperiencë, me zgjuarsi. Dhe Juventusi mund të gjejë frymëzim te Barcelona. Katalanasit, edhe pse u mundën 4-0 në Paris, në sfidën e kthimit në “Kamp Nou” përmbysëm gjithçka (6-1). Eksperienca e pakët të shkakton gjithmonë surpriza dhe për Totenhemin është hera e parë që prej vitit 2011 që përjetoi edhe njëherë tjetër 1/8-at. Ndërsa Juventusi ka eksperiencë për të shitur dhe duhet ta shfrytëzojë atë.

 

 

 

 

Related posts

Cungu ndryshon mendje, modifikon mbrojtjen. Ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Valetës

Isa.Autor

SFIDA NDAJ BORUSSIA VALEDEBEBA/ Zidane: Më intereson vetëm kualifikimi në Champions, nuk mendoj për…

Delo.autor

HISTORIKE/ SHKËNDIJA në turin e tretë të Champions, eliminohet Sheriff Tiraspol

Isa.Autor

Leave a Comment