Futboll La Liga

Asensio mund të jetë Raul-i i ardhshëm, nëse Zidane…

Vitet e para e karrierës profesionale janë tepër të rëndësishme për të siguruar një identitet futbollistik. Mësimi nga më të vjetrit në skuadër  dhe krijimi i marrëdhënieve është jetësor për të zhvilluar një lojtar.

Sezoni i 1994/95 ishte sezoni kur një Raul i ri festoi golat e parë me një të rrëshqitur me gjunjë dhe gishtin në ajër, ashtu si Amavisca. Rul vazhdoi duke influencuar një gjeneratë të tërë, e cila filloi të imitonte festimin e tij.

Aftësia e tij për të bërë portierin kundërshtar të duket si një lolo ishte diçka me të cilën u mësuan të gjithë, bashkë me tendencën  tij për t’u mos u dorëzuar kurrë. Dhe festimi i tij tipik mori edhe emrin “Raulismo”.

Legjenda e tij u gdhend vit pas viti deri në përsosmëri deri në momentin që nuk mund të imagjinohej një ndeshje e Real Madrid pa Raul. Ai ishte lojtari i preferuar i tifozëve.

Marco Asensio i ka të gjitha aftësitë për të qenë Raul i kohës sonë. Ai ka kualitetin, golat, pamjen, dhe rininë, e cila është më e rëndësishmja.

Një ndeshje me të në fushë është gjithmonë e veçantë pasi asnjëherë nuk i dihet se çfarë do të bëjë aksionin tjetër.

Ai sjell të njëjtën paparashikueshmëri si Raul, dhe kjo është diçka që tërheq tifozët. Ata janë të dy lojtarë që godasin me të majtën, dhe çfarë goditje ka Aseniso!

Por për t’u bërë Raul i ri është e nevojshme që Zidane të tregojë të njëjtin besim tek Asensio siç e kishte Jorge Valdano me Raul. Ai duhet të rrezikojë me të dhe t’i japë kohën e duhur në mënyrë që të shkëlqejë.

Zidane duhet ta kthejë fushën e Bernabeu-t në shtëpinë e tij,dhe jo stolin e rezervave.

Related posts

KONFIRMOHET NGA AGJENTI I DE LIGT/ Arrihet akordi mes talentit dhe Juventus, ja rroga e “çmendur”

Delo.autor

Allison: Është kënaqësi të përballemi me Liverpoolin

Sadik.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK INTER/ Calhanoglu: I lumtur që vij në një klub të madh, dua të fitoj trofe

Delo.autor

Leave a Comment