Futboll

“Asensio nuk është i lumtur, klubi i ka premtuar se është i rëndësishëm në projektin e Pochettinos”

 

Mauricio Pochettino do të jetë trajner i ri i Real Madridit dhe Marco Asensio nuk do të largohet nga “Santiago Bernabeu”, kështu thotë Jota Jordi.
Nga ekipi më i mirë në botë, në ekipin më të keq në histori të Los Blancos – kështu konsiderohet ky sezon i Real Madridit që ka mbetur shumë pikë prapa Barcelonës në renditje në La Liga, ndërsa u turpërua nga Santiago Bernabeu duke u mposhtur 1-2 nga Leganes për t’u eliminuar nga Copa del Rey.

Zinedine Zidane ka fituar tetë trofe në vetëm dy vite me Realin, por në fund të sezonit do t’i thotë lamtumirë klubit spanjoll për keq menaxhimin këtë edicion dhe insistimin për të larguar lojtarë si Pepe, Morata e James Rodriguez që qartë po vërehet mungesa e tyre, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Përveç largimit të lojtarëve, në Madridin e këtij edicioni nuk po luajnë shumë as lojtarët që gjenden, sidomos Marco Asensio, që kishte shumë më shumë minuta në dispozicion në sezonin debutues me Los Blancos.

 

 

Related posts

E thotë Fabio Capello: Messi është gjeni, të tjerët janë vetëm futbollistë të mëdhenj

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Armando Broja dhe Balaj shënuan, por ja kush vlerësohet më mirë… (FOTO)

Delo.autor

ARRIHET AKORDI ME SPONSORIN/ Manchester City firmos kontratën historike, ja shifra galopante

Delo.autor

Leave a Comment