Futboll Ligue 1

Jo vetëm “sherre”/ Balotelli futet në histori për…

Mario Balotelli nuk ka hyrë vetëm në zemrat e tifozëve, por prej ditës së enjte, edhe në historinë e klubit francez, Nice.

Falë dygolëshit të shënuar ndaj Lokomotivës së Moskës në Europa League, sulmuesi italian, Mario Balotelli është bërë golashënuesi më i mirë i viteve 2000 për klubin nga riviera franceze e “Côte d’Azur”.

Siç kujton e përditshmja “Nice Matin”, sulmuesi ka parakaluar Dario Cvitanich, i cili gjatë dy sezoneve e gjysmë mes viteve 2012-2015, kishte mundur të shënonte 36 gola në 76 ndeshje të luajtura. Balotelli tashmë është ngjitur në kuotën e 38 golave, por vetëm në 55 takime të luajtura.

Në Europa League, ish-sulmuesi i Milanit ka një mesatare prej një goli për ndeshje. Ndërsa për të rigjetur një dygolësh të shënuar nga një futbollist i Nicës në një kompeticion evropian, koha duhet të kthehet pas në vitin 1997. Asokohe, Stefan Kohn kishte shënuar dy gola ndaj skocezëve të Kilmarnockut në fitoren 3-0 të Nicës.

Edhe në Ligue 1, Balotelli ruan një mesatare të konsiderueshme goli. Pas 13 golave të shënuara sivjet, mesatarja përllogaritet në një gol çdo 109 minuta.

Idhulli i “Populaire Sud” – fansat më të zjarrtë të Nicës, – duket se po kalon vitin e tij më të mirë e kësisoj duket se po “troket” me këmbëngulje në dyert e Di Biagos, trajnerit të Italisë në këtë periudhë tranzicioni, pas shkarkimit të Venturës dhe hapjes së garës për president e trajner kombëtareje.

I vetmi mëkat ka të bëjë me faktin se, dy golat e shënuar dje për Nicën nga Balotelli, nuk mjaftuan për të marrë një rezultat pozitiv, pasi u përmbysën nga rusët moskovitë me rezultatin 2-3.

Për çdo rast, Balotelli mbetet ende shumë i distancuar nga rekordi absolut i Joacquin Valle Benitez, i cili ka shënuar me Nicën plot 131 gola mes viteve 1937-1948. E duket se këtë rekord nuk mundet ta thyejë, duke ditur se në verë, italiani do të nxirret në merkato.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Ylli i mbrojtjes së Inter dëmtohet në kombëtare, alarmohet Conte

Delo.autor

Allan shkëlqen, De Laurentis bën gati rinovimin

Q.Autor

U HODH NGA KATI I GJASHTË I PALLATIT/ Përkeqësohet gjendja e Aldo Teqjas, ja detajet e fundit nga spitali…

Delo.autor

Leave a Comment