Futboll La Liga

Barcelona, Paulinho futet në historinë e La Liga

Mesfushori brazilian i Barcelona-s, Paulinho, ka shkruar historinë e kampionatit spanjoll në ndeshjen e fituar 2-0 nga katalanasit në fushën e Eibar të shtunën e kaluar. Ish-lojtari i Tottenham është bërë i pari në historinë e La Liga-s që luan 23 ndeshje pa pësuar asnjë humbje. Barça ka fituar 18 ndeshje dhe ka barazuar pesë të tjera me Paulinho-n në mesfushë.

Kjo është një kthesë e jashtëzakonshme në karrierën e lojtarit të kombëtares braziliane, i cili është kosndieruar i mbaruar pas transferimit në Kinë nga Premier League. Edhe tifozët e Barcelona-s nuk e kanë pritur mirë blerjen e tij verën e kaluar, me klubin që ka shpenzuar 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit. Ndërkohë, trajneri i Brazilit, Tite, ka bërë të ditur kohët e fundit se ai do të jetë pjesë e formacionit titullar në ndeshjen hapëse të pesë herë kampionëve të botës në Rusi 2018. Paulinho do të luajë në krah të Casemiro dhe Renato Augusto.

Paulinho ka realizuar tetë gola në 23 ndeshje dhe vetëm Luis Suarez dhe Leo Messi kanë bërë më mirë se ai, gjë që tregon ndikimin e madh që lojtari ka pasur në këtë ecuri pa humbje të katalanasve në kampionat. Barça do të kthehet në fushë nesër në mbrëmje për t’u përballur me Chelsea në “Stamford Bridge” në 1/8-at e Champions League. Kundër Eibar, Paulinho luajti si fantazist mbrapa krahëve të Suarez dhe Messi dhe forma e tij do të jetë një nga shqetësimet më të mëdha për Conte-n dhe ekipin londinez.

Related posts

NIS ME SUPER FITORE 2022/ Manchester City përmbys Arsenalin dhe “arratiset” në krye

F.autor

E BUJSHME/ Në JANAR INTERI transferon lojtarin më të mirë në botë, planifikohet mega oferta

Isa.Autor

LUHEN 4 PËRBALLJE NË CHAMPIONS/ Ja cilat skuadra mund të sigurojnë direkt kalimin e fazës së grupeve

Delo.autor

Leave a Comment