Kategoria Superiore Shqipëri

Begeja: Hipokrizi nëse them se nuk rrezikojmë…

Teuta ndodhet në një situatë të vështirë ku në tre muajt e fundit nuk e ka provuar shijen e fitores. “Djemtë e detit” rrezikojnë seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, megjithatë stafi teknik beson se Teuta i ka të gjitha mundësitë të ngrihet në klasifikim. “Do të ishte hipokrizi po të thoja që situata është e lehtë. Sigurisht që situata është e vështirë, por ne të familjes duhet të jemi të parët që duhet të marrim rriskun përsipër. Pavarsisht kësaj unë e kam thënë edhe më parë, që edhe pse skuadra po kalon situatë të vështirë ne nuk do të rrezikojmë për të rënë nga kategoria”, tha trajneri Gentian Begeja.

Vllaznia duket se është kundërshtari i preferuar për bregdetarët, pasi në dy fazat e parë i kanë shkaktuar dy humbje, megjithatë 44-vjeçarit nuk i pëlqen të bëjë paralelizma. “Me Vllazninë gjithmonë kemi realizuar ndeshje të mira. Çdo ndeshje ka karakteristikat e veta dhe sigurisht nuk ngjajnë me njëra-tjetrën. Megjithatë unë mendoj që ndeshja e rradhës do të jetë natyrë tjetër, edhe Shkodra vjen pas fitores në Lushnje dhe ata kanë pretendimet e veta. Prandaj nuk dua të bëj paralelizma, por do të jetë ndeshje e fortë”, vazhdoi ai.

Lidhur me pësimin e golave Begeja u shpreh: “Nuk mund të them që problemi është mbrojtja ose portieri. Në momente të caktuara ne jemi ndëshkuar edhe me gola amatoresk, por mendoj, që kur flasim për mbrojtjen flasim për atë si pjesë e gjithë skuadrës. Fitojmë dhe humbasim bashkë, prandaj këto ditë po mundohemi t’i riparojmë këto gabime”.

Related posts

(FOTO) Zyrtare/ Vllaznimi përforcohet me Besnik Krasniqin

Q.Autor

“NUK KA JUSTIFIKIME PËR BARAZIMIN”/ Flet trajneri Shkëmbi: Mungoi finalizimi dhe qetësia, por…

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Nga bilanci tek diferenca, ja statistikat që duhet të dini për derbin numër 155

Delo.autor

Leave a Comment