Futboll

Dëbora ‘pushton’ stadiumin, a do shtyhet Kukësi-Skënderbeu? Merret ky vendim zyrtar (FOTO)

Sot në orën 14:00 e gjithë vëmendja do të përqendrohet në stadiumin “Zeqir Ymeri” ku do të luhet përballja ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut.

Kushtet e rënduara atmosferike kanë vënë në disa momente në pikëpyetje zhvillimin e këtij takimi, por së fundmi gjithçka është konfirmuar.

Takimi mes verilindorëve dhe korçarëve do zhvillohet normalisht.

Diçka e tillë është konfirmuar që ditën e djeshme nga menaxheri i klubit verilindor, Naim Halili. Ndërkohë që pak minuta më parë, faqja zyrtare e klubit ka postuar disa foto nga stadiumi “Zeqir Ymeri”

“Rinis puna për pastrimin e fushës së stadiumit “Zeqir Ymeri”. Dëbora e rënë gjatë natës ka rimbushur fushën e pastruar dje me rreth 25 cm. Shefi i klubit Jonuz Hallaci, deklaron se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e ndeshjes në kusht optimale. Sigurimi i ujit të ngrohtë në dushe si dhe ngrohja e ambjeteve te brëndëshme të stadiumit.

Klubi është në kontakte të vazhdueshme me FSHF.

Presidenti Safet Gjici ka hapur dyert e stadiumit për të gjithë sportdashësit kuksian, duke ju mundësuar hyrjen falas.

Te gjithë në stadium për të mbështetur djemt e Pakult

Falenderojme zotin Medi Lala per vënien në dispozicion të makinerive borëpastruese”, thuhet në reagimin zyrtar të Kukësit.

 

Related posts

BOTËRORI “2022” ME 48 EKIPE/ FIFA “shpërndan” ndeshjet në 3 shtete, ja arsyeja

Delo.autor

ZYRTARE/ 99,9% të aksioneve, fondi amerikan blen përfundimisht klubin e Serisë A

Delo.autor

“APOLONIA GABOI ME LARGIMIN E MËRGJYSHIT”/ Rrëfehet Dimo: U tërhoqa nga futbolli se më iku…

Delo.autor

Leave a Comment