Futboll Ligue 1

Dijon humbi 8:0 nga PSG, tallet keq me francezët pas humbjes nga Reali

Skuadra franceze Dijon është tallur keq me PSG-në dhe mesfushorin Adrien Rabiot, pas humbjes 3:1 nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Dijon është tallur me fjalët e mesfushorit të PSG-së, Adrien Rabiot, i cili tha se është mirë të shënosh tetë gola ndaj Dijonit, por duhet ta bëjnë edhe në ndeshje kur ka më shumë rëndësi.

“Është shumë mirë kur i shënon tetë gola Dijonit, por kjo llogaritet në ndeshje si kjo”, tha Rabiot për ndeshjen me Realin.

Kësaj deklarate i është përgjigjur skuadra franceze, me anë të një postimi qesharak në Twitter.

“Ne bëmë gjithçka t’i japim vetëbesim PSG-së para ndeshjes me Real Madridin… dhe kështu ata na falënderuan ne”, shkruan faqja e Dijon.

Related posts

INTER-TORINO/ Gafë amatoreske e Handanovic, Belotti zhbllokon sfidën ndaj “Zikaltërve” (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID-BARCELONA/ Solari do të tentojë hakmarrjen për disfatën e fundit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDESHJA CHAMPIONS NDAJ JUVENTUSIT/ Frenkie de Jong: Është një ndër favoritët për trofeun, nëse arrijmë…

Delo.autor

Leave a Comment