Bundesliga Futboll

Dortmund kërkon fitoren e parë të 2018-ës në fushën e Koln

Java e 21-të e Bundesliga-s do të hapet me ndeshjen Koln-Borussia Dortmund. Do të jetë një kthim në të kaluarën e afërt për trajnerin e verdhezinjve Peter Stoger, i cili do të përballet me ish-klubin e tij. Pas 14 ndeshjes pa asnjë fitore, Stoger është shkarkuar në dhjetor të 2017-ës. Gjithsesi, Borussia nuk ka humbur asnjë nga pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani nën drejtimin e tij: 2 fitore, 3 barazime, 0 humbje. Aktualisht, Koln po kalon një moment të mirë forme dhe nuk ka pësuar asnjë humbje në katër ndeshjet e fundit të kampionatit (3 fitore, 1 barazim, 0 humbje). Një ecuri kjo që i ka dhënë mundësinë Kioln-it të vendit të fundit të ngushtojë diferencat me vendin e 16-të në katër pikë (ishte 12 pikë para javës së 16-të të kampionatit). Borussia, nga ana tjetër, nuk po zhvillon një sezon të mirë dhe e ka filluar 2018-ën me tre barazime, nisja më e keqe pas vitit të ri në nëntë vitet e fundit.

Verdhezinjtë e kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndeshjen e fazës së parë kundër Koln dhe do të kenë mundësinë të fitojnë të dy ndeshjet kundër bardhekuqve në një sezon për herë të parë që nga 2010/11. Ndërkohë, të dy ekipet kanë probleme me dëmtimet. Koln nuk duhet të ketë në dispozicion të paktën katër lojtarë, duke përfshirë këtu edhe yllin e mesfushës Marco Hoger dhe sulmuesin leonardo Bittencourt. Për miqtë do tyë mungojnë Andriy Yarmolenko, Maximilian Philipp dhe kapiteni Marcel Schmelzer. Në dyshim, Raphael Guerreiro. Lojtarët që mund të bëjnë diferencën në këtë ndeshje janë Shinji Kagaëa për Dortmund, i cili ka realizuar tre gola që nga momenti që Stoger ka marrë drejtimin e ekipit, dhe Simon Terrodde për Koln, i cili ka realizuar tre gola në tri ndeshjet e para të luajtura më klubin e tij të ri.

Shifra dhe Fakte
– Koln nuk ka humbur asnjë nga katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Dortmund.
– Dortmund është skuadra e tretë më e mirë e kampionatit gjerman për sa i takon ndeshjeve të luajtura në transfertë. Verdhezinjtë kanë grumbulluar 16 pikë në 10 ndeshje.

Related posts

PËRBALLJA ME TIRANËN/ Kukësi kalon në avantazh, vendos një autogol i Vangjelit (VIDEO)

F.autor

POGBA ËSHTË NJË “MASKIM”/ Ja ëndrra në sirtar e Juventusit në merkato…

Delo.autor

NDESHJET NË SUPERIORE/ Skënderbeu kërkon kthesën ndaj Luftëtarit, Teuta përpara pengesës Kastrioti

Isa.Autor

Leave a Comment