Futboll Seria A

Drejtori i Interit i sinqertë për Pastoren: Kemi bërë të pamundurën

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, thotë se ai ka bërë të pamundurën për të transferuar Javier Pastoren nga PSG.

Nerazzurët kanë shpresuar të transferojnë Pastoren në huazim me opsion të blerjes, por agjenti i tij u largua nga Milano këtë pasdite.

“Ne kemi bërë çfarë kemi mundur”.

“Ne gjithmonë kemi qenë të sinqertë se nuk kanë qenë kushtet për ta sjellë Pastoren. Nuk ka pasur kurrë negociata të vërteta me PSG-në”.

“Interi mbetet konkurrues për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Ausilio.

Interi ka transferuar kështu nga ky afat kalimtar mbrojtësin Lisandro Lopez dhe mesfushorin, Rafinha.

Ndërkaq, në ditën e fundit të afatit kalimtar u larguan Marcelo Brozovic dhe Yuto Nagatomo.

Related posts

“ARMIQ NË DEBUTIM”/ Rrëfehet Mina: “Pleshti” i fitonte 50 euro nga… bastet

Delo.autor

CHAMPIONS/ Atalanta është e pamëshirshme, shkatërron debutuesit në 16 minuta (VIDEO)

Delo.autor

PAS KONFLIKTIT ME MOURINHON/ Manchester United nuk lejon mesfushorin francez të largohet në…

Isa.Autor

Leave a Comment