Futboll Seria A

“Dua të fitoj gjithçka me Juven, më pas Botërorin”

“Duhet të mbajmë gjithmonë lart përqendrimin, në kampionat, njëlloj sikurse dhe në Champions. Jemi gati, shkojmë në derbi me shpritin pozitiv, pasi kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve. Barazimi me Tottenham nuk ishte një rezultat negative. Kemi luajtur një ndeshje të madhe, sikurse kanë bërë edhe kundërshtarët tanë. Në Champions sfidat janë gjithmonë të vështira. Tani shkojmë në Londër me qëllimin për të fituar, dimë se mund t’ja dalim”. Është Alex Sandro, ai që bën këtë përcaktim në një intervistë të dhënë për “Sky e Mediaset”.

Imazh i ngjashëm

Deri tani, kurdo që ka shënuar Alex Sandro, Juventus ka fituar gjithmonë. “Nuk është kaq normale për mua të shënoj gol me kokë, por ja dola dhe ishte shumë e bukur. Shkova te shtylla e parë, sikurse provojmë gjithmonë në stërvitje, dhe eci mirë. Tani duhet të vazhdoj të shënoj, dhe dua ta bëj për të parën herë edhe në Champions. Ndaj Torinos do të jetë e vështirë, sepse është një skuadër e fortë fizikisht, me individualitete të mira si Niang, Igao, Falque dhe Rincon”, deklaroi Alex Sandro.

Rezultate imazhesh për alex sandro dybala higuain

Në derbit e fundit, shpesh herë ka qenë Higuain njeriu deçiziv, që ka vendosur fatin e ndeshjes. Ndërkohë, grupi ka rigjetur Dybala. “Gonzalo është një futbollist i jashtëzakonshëm, mund të shënojë me siguri një gol, sikurse mund të shënojë edhe dy apo tre. Por kemi rigjetur edhe një tjetër element shumë të rëndësishëm, si Paulo Dybala, që na mundëson të ngrejmë nivelin e cilësisë tonë”, komenton braziliani.

Imazh i ngjashëm

Një sezon në rritje për Alex Sandro, që në verë dukej shumë pranë lamtumirës me Juventus, ndërkohë që Chelsea dhe Manchester United konsiderohen si destinacionet e tij të mundshme: “Është normale për një futbollist që të ketë disa momente më të mira, se sa disa të tjera. Nuk kam dëgjuar kurrë fjalët që thuhen rreth meje. Kam qenë gjithmonë i përqendruar te puna ime dhe Juventus ka qenë gjithmonë mendimi im i vetëm. Kam akoma dy vite kontratë. Ndihem vërtetë mirë dhe jam i kënaqur me formën time aktuale. Objektivi im mbi të gjithë është të fitoj gjithçka me Juven. Më pas do të mbërrijë Botërori dhe shpresoj që të meritoj grumbullimin në përfaqësuese, duke u paraqitur mirë këtu”.

Related posts

TËRBOHET WANDA NARA/ Tifozët e INTERIT nuk të çajnë TR*PIN nëse ICARDI arrinë të…

Isa.Autor

GARA PËR “KËPUCËN E ARTË”/ Pas largmit të Ronaldos nga La Liga, Real Madrid nuk ka…

Isa.Autor

TITULLI KAMPION EFEKT ZERO TEK INTER/ “Zikaltërit” regjistrojnë humbjen ekonomike më të madhe në histori të Serie A

Delo.autor

Leave a Comment