Kombëtarja

E bujshme/ Bogdani triumfon si trajner ndaj Greqisë. Panucci vëzhgon talentet e rinj kuqezi

Shqipëria U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani ka arritur suksesin e radhës në turneun “Roma Caput Mundi”.

Kombëtarja shqiptare U-19 ka mundur në ndeshjen e dytë përfaqësuesen e Greqisë me rezultatin e pastër 2-0.

Ka mjaftuar nga një gol për secilën pjesë. Në të parën ka qenë Samuel Nezha që ka ekzekutuar saktë nga pika e penalltisë dhe në pjesën e dytë ka vulosur fitoren Patrik Pasha.

Kombëtarja po bën mirë në këtë turne, duke kërkuar suksesin e radhës në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e enjte, C.R Lazio – Shqipëri.

I pranishëm gjatë ndeshjes, ka qenë edhe trajneri i përfaqësueses A, Christian Panucci, i cili ka vëzhguar futbollistët e rinj.

Kujtojmë që në vitin 2017 skuadra U-19 u shpall fituese e turneut, pasi mundi në finale Rumaninë U-19.

Kundër Greqisë përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Nezha, Gkertos, Pasha, Lekaj, Pellumbi, Koci, Halili dhe Tafa.

Image

Image

Image

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ TURQISË/ Drejtori i Vllaznisë: Panucci do të luaj për barazim, por…

Delo.autor

SHQIPËRIA U-19/ “Tris” Kosovës në miqësore, shkëlqen Kombëtarja e Cungut

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANDORRËS PËR “KATAR 2022″/ Edi Reja me shumë dilema në skemë, ja formacioni i mundshëm i “Kombëtares”…

Delo.autor

Leave a Comment