Futboll La Liga

Espanyol – Barcelona, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë katalanas

Espanyoli dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Blaugranët janë mysafirë të rivalëve të mëdhenj të  Espanyolit, në ndeshjen derbi të javës së 22-të të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk di për humbje këtë sezon në La Liga dhe dëshiron ta vazhdojë serinë pozitive me një fitore ndaj rivalëve lokal.

Në anën tjetër, Espanyoli, mban inat nga eliminimi i javës së kaluar në Copa del Rey dhe dëshiron t’ia kthej Barçës në këtë ndeshje kampionale.

Valverde ka bërë disa ndryshime të vogla, ku Philippe Coutinho luan nga minuta e parë, ndërsa trajneri i Espanyolit starton me formacionin më të mirë.

Espanyol: Lopez, Navarro, Aaron, Naldo, Victor; David Lopez, Granero, Darder; Juarado, Baptistao;Moreno. 

Barcelona: Ter-Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Digne; Busquets, Paulinho, Iniesta; Coutinho; Messi, Suarez;  

Related posts

VALENCIA-REAL MADRID/ “Vendasit” kalojnë avantazh, shënon Guedes

Delo.autor

AI ËSHTË “SHTYLLA” E SKUADRËS/ Ja vendimi që merr Barcelona për lojtarin

Delo.autor

Barcelona gati për të prerë biletën e finales së parë për 2018-ën, ja formacionet e mundshme

Q.Autor

Leave a Comment