Futboll Seria A

Fiorentina-Juventus/ Allegri: Vuajtëm, por fituam 3 pikë të rënda

Juventusi vazhdon marshimin e tij të pashmangshëm në krye të renditjes së Seria A dhe Massimiliano Allegri feston 3 pikat e marra kundër Fiorentinës. “Ne duhet të përgëzojmë Fiorentinën, e cila na ka vënë në telashe, – tha trajneri livornez për “Sky Sports”. – Sonte kemi vuajtur, por kemi fituar 3 pikë të rënda. Ne nuk kemi shënuar dot gol në pjesën e parë, ndaj duhej të përpiqeshim më shumë për ta fituar ndeshjen në gjysmën e dytë”. Pastaj, Allegri flet edhe për episodin e penalltisë së anulluar të Fiorentinës: “Ishte gjysma e pjesës së parë dhe loja mund të rifillonte për ne, siç ka ndodhur herë të tjera. Më mirë mos komentoni se çfarë ndodh në fushë, nëse doni të mos ushqeni polemika. Nuk dua ta diskutoj atë moment, përndryshe polemika është ushqyer. Ka gjyqtarë që vendosin”.

Trajneri bardhezi ka lavdëruar Federico Bernardeschi, autor i një performancë të mirë kundër ish-skuadrës së tij. Ai, me golin e realizuar nga goditja e dënimit, hapi rezultatin e ndeshjes: “Bernardeschi është në rritje, është i vendosur mirë. Mos harroni se kujtdo i duhet kohë për t’u përshtatur me Juventusin, një klub me ADN unike”. Së fundi, dy fjalë për garën e ashpër të “Scudetto” kundër Napolit: “Ne kemi rifilluar një rrugë normale. Për momentin jemi me 62 pikë, por Napoli rrezikon të shkojë 63 pikë të dielën. Komplimentat e mia për të dyja skuadrat, në fund do të fitojë më i miri”.

Related posts

SASSUOLO-INTER/ Vendasit përfitojnë një penallti, Berardi ndëshkon “Zikaltërit” nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

PLAS XHELOZIA TEK BARCELONA/ Carles Alena i befason të gjithë: Ia dhanë numrin De Jong pa më treguar…

Delo.autor

TËRBOHET MOURINHO/ Portugezi nuk i përmban dot nervat dhe KACAFYTET me stafin e Sarrit (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment