Futboll Premier League

Firmino fitoi 116 mijë sterlina në 42 minuta kundër “Shenjtorëve”

Roberto Firmino ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fituar 2-0 nga Liverpool kundër Southampton të dielën. Brazilian ka qenë i jashtëzakonshëm që nga fillimi, kur ka shënuar golin e parë për ekipin e Klopp dhe ka dhënë një asist të mrekullueshëm për golin e dytë të Salah, që ka mbyllur takimin kundër “Saints”.

Sipas “Football Leaks”, braziliani ka një rrogë bazë prej £68,085 në javë dhe disa bonuse. Ai, sipas raportit, është shpërblyer me 25 mijë sterlina për secilin nga pesë golat e parë, 45 mijë sterlina për golat nga i gjashti tek i dhjeti, £65,000 nga i 11-ti deri tek i 15-ti dhe 85 mijë sterlina për golat që kanë pasuar.

Të dielën ai ka realizuar golin e 20-të të sezonit, që do të thotë se ka përfituar një shumë më të lartë se rroga e tij bazë në bonuse, në gjashtë minutat e para të ndeshjes. Por nuk ka mbaruar me kaq, duke parë se ai ka dhënë edhe asistin për golin e Salah. Sipas “Football Leaks”, ai përfiton një bonus prej 31 mijë sterlinash për çdo asist, që do të thotë se ai ka përfituar 116 mijë sterlina në bonuse kundër Southampton. Kështu, braziliani ka fituar £184,085 në një javë.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Çfarë po ndodh tek Inter? Një tjetër titullar kërkon largimin

Delo.autor

Trajneri i Kroacisë kritikon Sampaolin: Nuk e kam bërë kurrë një veprim të tillë në karrierën time

Sadik.Autor

“NUK KAM PARË TJETËR SI AI”/ Mesi injoron: Ronaldo “fenomeni” është më i miri, s’më pëlqen kur më…

Delo.autor

Leave a Comment