Kategoria Superiore Shqipëri

Flamurtari, Tounkara dhe Muarem gati për Skënderbeun

Flamurtari shkon me bindjen e plotë se mund t’ia dalë në transfertën e Korçës përballë Skënderbeut kryesues, në një sfidë që mund të rihapë llogaritë për titullin kampion. Trajneri Shpëtim Duro mund “të fërkojë duart” për faktin se në skuadër janë shtuar alternativat, falë merkatos së janarit, edhe pse kartoni i kuq i Lancinet Sidibes në fundin e sfidës ndaj Kukësit prish disi qetësinë.

Mesfushori nga Guinea, i cili u afrua nga Besëlidhja si një alternative, ka fituar statusin e titullarit me paraqitjen e tij në fushë dhe për këtë arsye mungesa e tij konsiderohet e rëndësishme, pavarësisht faktit se alternativat nuk mungojnë dhe janë shumë cilësore. Lajmi më i mirë është se për trajnerin kryeqytetas të vlonjatëve janë në dispozicion dy afrimet e bujshme, fantazisti Muarem Muarem dhe sulmuesi i ardhur nga Lazio Mamadou Tonkuara.

Me mbrojtjen të blinduar, që është dhe reparti më i mirë i këtij edicioni, duket se kuqezinjtë shkojnë në kryesfidën e javës edhe me një sulm të frikshëm, ku konkurrenca ka rilindur gjithashtu edhe brazilianin Danilo Alves. Në Vlorë presin me kërshëri debutimin e spanjollit Tounkara si dhe të Muarem për të kuptuar realisht forcën e Flamurtarit, që deri më tani ka bërë një sezon fantastik, ku nuk kanë munguar dhe penalizimet nga gjykimi.

Related posts

LIVE/ Kosovë-Azerbajxhan: “Dardanët” hipotekojnë fitoren historike, tripletë e Zenelit (VIDEO)

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Largimi i Maganit nuk mjafton, Tirana triumfon dhe zhyt në krizë Egnatian

Delo.autor

I fortë është, spektakël e bëjnë”/ SUPERSPORT dështon në transmetimin e supersfidës së Korçës

Isa.Autor

Leave a Comment