Futboll

FOTO/ Vdes para ndeshjes sportisti i njohur, shoferi i dehur e shtyp me makinë

Një lajm i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Amerikë. Futbollisti i njohur amerikan, Edwin Jackson, ka ndërruar jetë pasi u shtyp nga makina e cila drejtohej nga një shofer i dehur.

26-vjeçari Jackson po priste një mik në anë të rrugës, kur një makinë e ka shtypur. Lojtari ka ndërruar jetë menjëherë.

Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak orë para ndeshjes së Super Bowl mes New England Patriots me Philadelphia Eagles.

Ngjarja ka tronditur komunitetin sportiv dhe jo vetëm në Amerikë.

“Ai ishte i respektuar në mesin e të gjithëve. Ai do të jetë na mungojë shumë në dhomën tonë të zhveshjeve”, shkruhet në njoftimin e skuadrës amerikane.

Image

Related posts

E FUNDIT/ Kryengritje tek Barcelona, pas Messit një tjetër futbollist kërkon largimin. Ja emri…

Delo.autor

SERIE A/ Roma merr fitoren e tretë RADHAZI, Sassuolo vazhdon në krye

Delo.autor

Dortmund zgjedh trajnerin e ri, e pranon edhe Watzke

Sadik.Autor

Leave a Comment