Futboll La Liga

Gola dhe spektakël, Reali triumfon ndaj Betisit

Reali i Madridit duket se e ka lënë pas krizën, pasi sonte ka regjistruar një tjetër fitore, ndonëse të vuajtur. Në ‘Villamarin’ të Sevillas, madrilenët kanë triumfuar me rezultatin 3-5 ndaj Betisit, në një sfidë spektakolare.

Asensio kaloi madrilenët në avantazh, që në minutën e 11’, por vendasit arritën të përmbysin avantazhin e Realit brenda 45-minutëshit të parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes, me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë skuadra e Zidanes rrit intensitetin e lojës dhe arrin të shënojë 3 herë me anë të Asensios, Sergio Ramosit dhe Ronaldos, duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë.

Gjithsesi, Betis nuk u dorëzua, teksa Leon rihapi edhe njëherë sfidën në minutën e 85-të, por pa arritur t’i prishë festën madrilenëve, që gjetën edhe një gol tjetër në shtesë, me anë të Benzema.

Me këtë fitore Reali vijon të mbetet në vendin e 4-t, me 45 pikë, 6 më tepër se Sevilla e vendit të 5-të

Related posts

Hysaj vjen me një deklaratë të fortë pas fitores ndaj Beneventos

Q.Autor

(Video) PSG kalon në avantazh ndaj Rennes

Q.Autor

“DOJA TË VRISJA VETEN”/ Ish ylli i Real Madridit rrëfehet: Mourinho ishte gati ta rrihte CR7…

Delo.autor

Leave a Comment