Futboll Premier League

Hetimi për trukim rezultati… Herrerra, Gabi dhe 31 futbollistë do të merren në pyetje!

Ander Herrera ka mohuar çdo përfshije të tij pasi ka dalë në skenë se ai dhe disa futbollistë të tjerë do të merren në pyetje nga gjykata për një skandal me trukimin e ndeshjeve. Mesfushori 28-vjeçar i manchester United do të jetë dëshmitar së bashkë me 33 futbollistë të tjerë, mes të cilëve mesfushori i Atletico Madrid, Gabi, në lidhje me dyshimet për një ndeshje të “trukuar” në muajin mat të vitit 2011, mes Saragoza dhe Levante. Në një komunikatë për shtyp Herrara sqaroi: “Ashtu si e kam thënë edhe në vitin 2014 kur kjo çështje u hap unë kurrë nuk kam pasur të bëj ose nuk kam dëgjuar për manipulim të rezultati të ndeshjes. Jam gati të shkoj të dëshmoj para gjykatës sepse e kam koshiencën e pastër, totalisht të pastër. Unë e dashuroj futbollin dhe besoj te ndershmëria e tij, brenda dhe jashtë fushës së lojës.”

Trajneri i atëhershëm i Saragoza, Javier Aguirre, bashkë me ish-drejtori teknik Antonio Prieto dhe ish-pronarin Agapito Iglesias janë mes atyre që do të dëshmojnë në gjykatë. Gjyqi pritet të zgjasë rreth gjashtë muaj. Sipas gazetës “Las Provincias” janë 42 njerëzit që mund të dënohen nga gjashtë muaj deri në katër vite heqje lirie nëse shpallen fajtor. Çështja do të merret në shqyrtim nga gjykatësja Isabel Rodriguez, sipas të cilët ka prova të mjaftueshme se fitorja e Zaragoza, 2-1 në Levante, që e mbajti këtë ekip në La Liga, ka pasur tolerimin e skuadrës kundërshtare. Deportivo La Coruna, klubi që ra në kategorinë inferiore atë vit, ka kërkuar një dëmshpërblim të majmë, nëse akuzat vërtetohen. Në Spanjë ka thashetheme se Saragoza pagoi 1 milionë euro te Levante për blerjen e ndeshjes në fjalë.

Related posts

E QUAJTËN DËSHTAK/ Shafaqet më në fund TALENTI I DEMBELES tek BARÇA

Isa.Autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi Cikalleshi i dhuron fitoren ekipit në frymën e fundit

Delo.autor

DRAMATIKE/ Nga lotët e gëzimit te hidhërimi i madh, nata e hidhur për Nathan Ake në Champions

Delo.autor

Leave a Comment