Futboll

Heynckes: James Rodriguez është një dhuratë nga Zoti!

James Rodriguez ka magjepsur trajnerin e Bayern Munich, Jupp Heynckes, i cili beson se kolumbiani, i huazuar nga Real Madrid, është “një dhuratë nga Zoti”. Sulmuesi nuk ka pasur shumë hapësira te Real Madrid, ku u transferuar për 80 milionë euro nga Monaco. Edhe aventura e tij me Bayern nuk nisi shumë mirë, por situata është përmirësuar pas largimit të Carlo Ancelotti-t.

James është bërë një lojtar i rëndësishëm për ekipin në drejtimin e Heynckes dhe ka shënuar katër gola dhe ka dhënë 6 asiste në 12 takimet që ka luajtur si titullar në Bundesliga. Dhe, pavarësisht se Heynckes pret që ai të përmirësohet, ai nuk e ka fshehur gëzimin për paraqitjet e kolumbianit.

“Po kalon një moment të shkëlqyer forme. Është një shuratë nga Zoti”, ka thënë trajneri i Bayern në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së nesërme të Kupës së Gjermanisë, që bavarezët do të luajnë kundër Paderborn. “Nuk është e lehtë të luash në një vend të huaj me një kulturë dhe mentalitet ndryshe dhe ai po paraqitet shumë mirë, po luan në nivele të larta. Por mund të përmirësohet”, ka thënë Heynckes.

Related posts

U shpall kampion në Danimarkë, Ramadani: Nëse vjen ndonjë ofertë, do të…

Sadik.Autor

SHIFRA TRONDITËSE/ INTERI e mbyll sezonin me bilanc negativ, miliona euro humbje

Isa.Autor

Manchester City ‘shkatërron’ Bournemouthin, vazhdon kryesimin në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment