Futboll

Ish kampioni i Europës sulmon ashpër Buffon: Nuk është në gjendje të luajë akoma

Një koment i ashpër, ekstrem, siç mund të ndodhë shpesh kur gjykohet në gjaknxehtësi e sipër. I ndodh çdo tifozi të ekzaltohet apo të mërzitet pas një goli. Ndodh për shembull kur je në një pab me miqtë. Në Gjermani ka një program televiziv (që quhet Fantalk), ku ish-lojtarë dhe gazetarë bëjnë komente njësoj sikur të ishin në një bar. Më saktë, sikur të ishin në një pab, sepse janë edhe më ekstremë.

Pikërisht si Mario Basler, kampion i Evropës me Gjermaninë në vitin 1996, i cili në vitin 1999 humbi finalen e Champions League me Bayern Munchen (Manchester United shënoi dy herë në minutat e fundit duke zhvlerësuar golin e avantazhit të shënuar pikërisht prej tij). Dje, fill pas barazimit 2-2 me Tottenham, ish-mesfushori gjerman ka qenë tepër i ashpër me portierin e Juventus, Buffon: “Gigi ka qenë një portier i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë edhe mund ta humbasësh shansin për t’u tërhequr nga futbolli”.

Në fakt, sipas Basler ai i Buffon nuk ka qenë një gabim rastësor, por që i referohet faktit se portieri i Juventus tashmë nuk është më në gjendje të luajë në nivele të larta: “Ndodh që e humb momentin e duhur për t’u tërhequr, unë e lashë futbollin kur isha 33 vjeç, – ka thënë Basler –. Klubi dhe trajneri duhet t’i kishin thënë se ka ardhur momenti për t’u tërhequr. Mbase Buffon ka shumë dëshirë të fitojë Champions League, por nuk është më një portier i nivelit ndërkombëtar. Me të Juventus nuk mund ta fitojë atë trofe”./EDS/

Related posts

E BUJSHME/ Me maska duke vjedhur bizhuteri dhe para, hajdutët grabisin hotelin ku qëndronte Messi

Delo.autor

E pabesueshme, roveshiata e Ronaldo-s nuk është goli më i bukur i çerekfinaleve

Sadik.Autor

STATISTIKAT FANTASTIKE/ Penallti e fituar dhe asist spektakolar, Rroca zgjidhet sërish njeriu i ndeshjes në Turqi

Delo.autor

Leave a Comment