Kategoria Superiore Shqipëri

Jonuzi: Në Laç kemi presion, Kupa objektivi primar

Floart Jonuzi ishte nga më të mirët për Laçin, në sfidën ndaj Luftëtarit. Mesfushori tregoi një grintë të jashtëzakonshme, duke vrapuar në çdo cep të fushës, për të kompensuar faktin që laçjanët luanin me një lojtar më pak.

“Kam përshtypjen që ambienti në Laç sikur na vë më shumë nën presion, ndaj edhe në transfertë shprehemi më mirë dhe marrim më shumë rezultat. Tifozët i kemi në krah gjithmonë, por e ndiejmë peshën e fushës tonë. Kemi probleme edhe me startin e ndeshjeve, pasi po marrim gol shpesh në minutat e para, ndërsa më pas rritemi dhe nuk kemi frikë askënd” u shpreh Jonuzi.

Laçi duket se është më i përqendruar te Kupa, sesa në kampionat, ndonëse edhe nga ky i fundit, i ka mundësitë të kapë Europën. Gjithsesi, Jonuzaj më shumë se neglizhencës, ia faturon lodhjes, paraqitjen nën ton të skuadrës së tij.

“Kupa është synimi ynë kryesor, por ka luajtur thuajse i njëjti formacion dhe ka ndikuar edhe pak lodhja, ndaj nuk dhamë më të mirën sot. Në javët në vijim, do të marrim veten edhe në Superligë”, u shpreh mesfushori i Laçit.

Related posts

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Presidenti Takaj: Një triumf që jep shenja për mbijetesë, është një ekip i ri dhe…

Delo.autor

S’ka oferta për privatizimin e Vllaznisë, por për vlerësimin e saj

Q.Autor

KASTRIOTI-VLLAZNIA/ “Shkodranët” përfitojnë një penallti, Latifi nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment